Mesfushori brazilian i skuadrës gjermane Wolfsburg, Luiz Gustavo, nuk do të transferohet te Juventus ashtu siç ishte spekuluar ditëve të fundit, kështu ka thën drejtori sportiv i “ujqëve” Olaf Rebbe.

Sipas Rebbe, Gustavo është i lumtur te Wolfsburg dhe është aspak interesuar të transferohet të Juventus dhe përgjigja e tij është 100 % “JO”.

Kujtojmë që për Luiz Gustavo përpos Juventus të interesuar janë edhe Milan e Inter, por sipas Rebbe ai do të qëndrojë te Wolfsburg deri në verën e vitit 2018, por do të tentohet edhe rinovimi i kontratës.

Artikulli paraprakLiverpool nga frika, me aeroplan privat e merr sulmuesin Mane nga Afrika
Artikulli tjetërZyrtare: Ish reprezentuesi i Shqipërisë te Skenderbeu