Nuk ka marrëveshje në mes Arsenalit dhe trajnerit spanjoll Luis Enrique.

Sipas mediave britanike Enrique ka kërkuar nga klubi londinez 17 milionë euro pagë në vit, kërkesë kjo shumë e lartë dhe e papërballueshme për Arsenalin që ka vendosur t’i ndërprejë bisedimet me ish trajerin e Romës dhe Barcelonës, përcjell Korneri.net

Tash, opcioni i vetëm për trajner cilësor mbetet italiani Max Allegri i Juventusit. Edhe pse ky i fundit jo më larg se para katër ditësh kishte deklaruar se ndihet mirë te Juventusi dhe projekti i klubit është shumë serioz për vitet e ardhshme, megjithatë Arsenali mund ta josh atë me një pagë të mirë. Aktualisht trajneri nga Livorno merr nga 7 milionë euro në vit te biankonerët, kështu që me 10 milionë euro në vit,do të mund të pranonte punën te Arsenali. /Korneri.net

Artikulli paraprakHiqen dilemat, Ardian Ismajli konfirmon të ardhmen me Kosovën
Artikulli tjetërShkëmbim interesant Milan-Monaco