Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Barcelona-Sporting Gijon 6:1, trajneri i blaugranëve Luis Enrique në konferencën për shtyp ka paralajajmëruar largimin nga klubi.
“Pas përfundimit të stinorit më nuk do të jamë më trajner i Barcelonës. Është një vendim shumë i ëvshtirë për mua. Në fillim të këtij viti kemi pasur një takim me udhëheqësit e klubit dhe që atëherë mora vendim që të mos e vazhdoj kontratën pasi nuk më konvenon
mënyra se si unë dua të jetoj këtë profesion.”

Arsenali apo më saktë tifoët e kësaj skuadre mund ndoshta ta ëndërrojnë italianin Massimiliano Allegrin në stol në vend të Arsene Wenger, pasi lajmet e fundit thonë se italiani do të jetë zëvendësuesi i Enriques te Barca.

Barcelona aktualisht ështe e para në La Liga më një pikë më shumë se Real Madridi, por mbretërit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Artikulli paraprakSpektakli në Velderom i takoi Monacos
Artikulli tjetërTe Reali s’ka me pak para sponzorizim!