Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, humbi stërvitjen për shkak të një dëmtimi përpara ndeshjes derbi të së shtunës kundër Espanyolit.

Në një deklaratë për mediat para ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka folur për dëmtimin e mesfushorit spanjoll, transmeton SYRI.net.

“A mund të luajë Iniesta? Nesër ne do të shohim. Ai ka një problem fizik dhe ne do të shohim nesër se çfarë do të bëjmë”, u shpreh ai.
Kujtojmë që Barcelona në këtë ndeshje për shkak dëmtimesh do të humbë edhe Rafinha, Aleix Vidal dhe Mathieu.

Artikulli paraprakAgjenti i Moratas takohet me Mirabellin
Artikulli tjetërL’Equipe: Pep Guardiola i pari në botë, e ndjek Conte