Luis Enrique ka folur për herë të parë, në një intervistë në “TV Barça”, pas barazimit 1-1 me Real Sociedadin.

“Nëse shoh rezultatin, duhet të kem vlerësim pozitiv. Nëse shikoj lojën që zhvilluam, është pothuajse një mrekulli. Në pjesën e dytë e kemi rritur intensitetin tonë, por kemi mbetur larg të marrurit diçka pozitive. Fitorja do të ishte e padrejtë, ndaj më duhet ta përgëzoj Real. Ndonjëherë kemi fituar nëpërmjet një futbolli mbrojtës, në bazë të pak gjërave që kanë bërë lojtarë të veçantë. Fakt është se Real Sociedad ka qenë mbi nivelin tone, në të gjitha ndeshjet.

Çfarë ndodhi me ekipin tim? Ka shpjegime të ndryshme. Këtu futen edhe meritat e kundërshtarit. Ne nuk kemi fituar as 5% të dueleve. Në situate të tilla ju pak mund të bëni.

Pique ka thënë se, duke luajtur në mënyrë të tillë, vështirë të fitohet titulli? Unë e kuptoj atë, por intervistat pas lojës janë të rrezikshme, jo në përputhje me realitetin, sepse një lojtar duhet të definohet dhe të jetë i kulluar kur të flasë, jo nën emocionet e ndeshjes.

E pranoj se kemi zhvilluar lojën më të keq të kësaj faze dhe me siguri do të jemi krejt tjetër në “El Classico”. Ndaj Real Madridit, dyluftimet do të jenë më të rëndësishme dhe vendimtare. Unë jam i sigurt se do të jetë një luftë.”

Artikulli paraprakIsha 8 minuta i vdekur, mrekullia e ish-yllit David Ginola!
Artikulli tjetërFutbollistët e mëdhenj që nuk u bënë dot trajnerë [VIDEO]