E nënçmuan, thanë se nuk është i denjë për këtë post, nuk ka përvojë të madhe si trajner, por Luis Enrique u mbyll të gjithëve gojën.

Ai me Barcelonën e tij e fitoi trofen e tetë nga 10 të mundshme pas triumfit në Superkupën e Spanjës. Blaugranët e zhvilluan formalitetin në Camp Nou ndaj Sevilla pasi që në ndeshjen e parë shënuan fitore 0-2 në Sanchez Pizuan, kurse këtë herë fituan 3-0, me dy gola të Arda Turan dhe një tjetër të Lionel Messi me kokë.

Claudio Bravo i cili luajti ndeshjen e fundit për Barcelonën para se të kalojë te Man.City e priti penalltinë e Iborra.

Artikulli paraprakShkëmbim interesant Inter-Tottenham
Artikulli tjetërBushi: Të lumtur për Kosovën