Ish anëtari i Sevillas, Luis Alberto u dërgua me urgjencë në spital për një apendektomi urgjence (zorra qorre), dhe sipas raporteve të fundit, ai është operuar me sukses.

Ai do të dërgohet së shpejti në shtëpi. Luis Alberto do të jetë jashtë aksionit për Lazion për shtatë deri në dhjetë ditët e ardhshme, duke munguar në ndeshjet ndaj Parma dhe Sassuolo, kurse pritet të kthehet për përballjen kundër Atalanta më 31 janar, përcjell Korneri.net

I lindur në San Jose del Valle në Cadiz, Luis Alberto filloi karrierën e tij të të rinjve me Xerez para se të bashkohej me Sevilla në moshën 12 vjeçare. Ai luajti për Sevilla C, Sevilla B dhe ekipin e parë, por nuk arriti të shënonte një rol të qëndrueshëm. Ai u huazua te Barcelona B për një periudhë para se të bashkohej me Liverpool në një marrëveshje të gjatë deri më 2013, për të kaluar te Lazio. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here