Superliga e Kosovës është kthyer në një kampionat shumë atraktiv për skuadrat shqiptare për të gjetur elementë të vlefshëm. Skënderbeu padyshim është një ndër ekipet që ka punuar më mirë në tregun kosovar, teksa Bernard Berisha, Latifi dhe së fundmi edhe Jashanica kanë arritur që të rriten shumë profesionalisht dhe të shumëfishojnë vlerën e kartonit të tyre.

Së fundmi skuadra korçare është hedhur në sulm për mbrojtësin e Gjilanit, Armend Thaçi. 25-vjeçari nuk është një emër i panjohur në merkaton e Superligës, teksa për të interesim ka shfaqur edhe Partizani, ndërkohë që nuk mungon as interesimi i ekipit të Shkëndijës në Maqedoni. Trajneri Ilir Daja kërkon një zëvendësues për Vangjelin, ndërkohë që po mendon edhe për të ardhmen, pasi korçari është 32-vjeç dhe nuk mund të përballojë sezonin e gjatë.

Armend Thaçi e ka nisur karrierën te ekipi i Keku-t, më pas është transferuar te Hajvalia, ndërkohë që ka luajtur më gjatë për ekipin e Prishtinës. Nga sezoni i kaluar është transferuar te Gjilani, por mesa duket e ardhmja e tij do të jetë në Kategorinë Superiore, teksa Partizani dhe Skënderbeu janë ta gatshëm që ta “rrëmbejnë”.

Artikulli paraprakZbulohen gjashtë ‘yjet’ e United që mbrojtën Mourinhon gjatë përleshjes me shishe
Artikulli tjetërLajm i keq për KB Rahovecin!