Atalanta gjithnjë e më shumë po e adhuron dhe beson portierit kosovar Etrit Berisha. I huazuari nga Lazio po kalon formën e jetës te skuadra nga Bergamo e cila po e luan edicionin më të mirë në historinë e saj pasi aktualisht është në zonën e Europa League, kurse është vetëm 6 pikë larg zonës Champions.
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito është duke menduar ta kthej në kryeqytet pas përfundimit të stinorit, por duket se Atalanta po i ofron atij një shumë të mirë parash për vazhdimin e huazimit, ose ta blej kartonin e tij.