Në elitën e futbollit kosovar janë tri skuadra që pësuan më së paku humbje për 18 javë, Drita nga Gjilani, Feronikeli i Drenasit dhe Gjilani.

Këto skuadra pësuan nga dy humbje, por Drita është jashtëzakonisht mirë në renditje përkatësisht në pozitën e tretë me 30 pikë, dy më shumë se Feronikeli (i katërti) dhe 4 se Gjilani (i teti).

Drita synon të gjitha trofetë! Mbrojtësi më luftarak në elitë, Ardian Limani, është optimistë se Drita do t’i arrijë qëllimet e saja dhe do t’i kënaq me lojë e rezultate edhe tifozët më të mirë në vend, “Intelektualët”.

“Ndeshja kundër Feronikelit? Jo, të jem i sinqertë, nuk e kemi pritur ndeshjen si të tillë, madje as rezultati nuk ishte pasqyrë reale. Gjithsesi e kemi merituar kualifikimin, por nuk e prisnim këtë rezultat”

“Sepse në pjesën e parë ata luajtën mjaft mirë dhe hasëm në vështirësi, por pjesa e dytë ishte histori tjetër, gjithçka në anën tonë, ata nuk e kishin asnjë gjysmë rasti”.

“Kemi lëshuar pikë të lehta, mendoj që kualiteti ynë do të duhej të na dërgonte në pozitën e parë, por kampionati është i gjatë dhe mendoj se do t’i rikuperojmë pikët. Dy barazimet me Flamurtarin, pastaj humbja nga Besa ishin gabime të rënda”.

Limani beson që janë katër skuadra për titull, duke e përjashtuar Gjilanin dhe Lirinë.

“Mendoj që në garë janë Llapi, Prishtina e Trepça ‘89, sepse kane kualitet dhe pranverën do ta bëjnë shumë të nxehtë”, ka thënë Limani për Bota Sot.

Artikulli paraprakIcardi para Juves: Nëse gabojmë, Spalletti na e pret kokën
Artikulli tjetërA po vjen epoka e sheikëve edhe te AC Milan, zbulohet identiteti i arabëve që duan blerjen e klubit “kuqezi”