during the Barclays Premier League match between Arsenal and Birmingham City at Emirates Stadium on January 12, 2008 in London, England.

Transferim i dyfishtë i skuadrës së vogël turke, Rizespor. Kjo skuadër e cila edicionin e kaluar përfundoi në pozitën e 13-të, dhe mezi i shpëtoi rënies nga elita, ka arritur marrëveshje me dy lojtarë cilësor, por të cilët ishin të lirë. Fjala është për Emmanuel Adebayor dhe Mathieu Flamini.

“Mund të konfirmoi që kemi arritur marrëveshje me dy këta lojtarë. Ata javën e ardhshme do të jenë këtu për të nënshkruar kontratën edhe zyrtarisht” ka thënë trajneri i Rizespor, Hikmet Karaman.

Flamini gjatë karrierës së tij me Arsenalin i fitoi tre trofe të FA Cup dhe një Community Shield, ndërsa me Milanon titullin e kampionit në Serie A në vitin 2011 dhe Kupën e Italisë, kurse Adebayor asgjë konkrete veç se fitonte nga 140 mijë funte në javë të Tottenham pa luajtur fare.

Artikulli paraprakRio 2016: Basket femra, SHBA fitojnë medaljen e Artë
Artikulli tjetërTrepça 89 fitoi me dy lojtarë më pak në Gjilan