Ngjarje e pazakontë dhe tejet e shëmtuar e ka karakterizuar xhiron e 19-të të garave e LRFP-së, për grupmosha të reja. Derbi kryesor i javës i zhvilluar ndërmjet Prishtinës A : 2 Korriku A, u karakteriziua me probleme skandaloze. I gjithë turpi ndodhi në ndeshjen e U-15, teksa ngjarje e pazakontë dhe turpëruese që askush ndoshta nuk e ka pritur ndodhi. Sipas trajnerit të 2 Korrikut, Mustaf Pronaj, pranë rezultatit 1-1, ndodhi një tollovi ku u përfshinë skuadrat e ku më së keqi e pësoi futbollisti Lek Bulliqi, i cili fatkeqësisht u boksua rënd nga trajneri i Prishtinës, Ali Osmani me çrast përfundoi në spital.

Megjithatë gjyqtsri krysor i takimit pasi largoi nga banka trajnerin Osmani vazdhoi takimin.

Përkundër kësaj ngjarje të shëmtuar ndeshja u zhvillua deri në përfundim ku shpërdan tre karton të kuq për 2 Korrikun dhe një për Prishtinën. Musafirët edhe pse kishin vetëm 8 lojtarë në fushë arritën në fund të fitojnë 2:1.

Gjithsesi epiteti i derbit lokal u njollos tejmase sot, mirëpo tani fjalën e ka komisioni diciplinor i Lidhjës rajonale i cili do të ketë punë pas këtij rasti.

Artikulli paraprakRoma akoma mbanë shpresë për titull, kësaj radhe fitoi me goleadë te Chievo
Artikulli tjetërUlje e detyruar, sërisht frikë në aeroplanin e Chapecoense