Java e dytë e garave e Lidhjës Rajonale e Prishtinës në futboll dha shfaqje fantastike, me akcione e golla të bukura që do i lakmonin edhe lojtarët e top ligave europiane. Një gol i tillë që të lë me gojë të hapur u shënua në ndeshjen 17 Qershori – Besëlidhja. Sulmuesi gjilanas i Besëlidhjës, Oltion Bilalli u përkujdes për një magji nga një distancë e largët nga gjuajta e lirë.
Bilalli pas javës së dytë të edicionit 2016/17, ka arritur në kuotën e 9 golave të shënuara, që tregojnë realisht cilësinë reale të këtij talenti mjaft premtues për të ardhmen e futbollit kosovar.
Ky është goli spektakolar i Oltion Bilallit: