Nën dominimin e skuadrave favorite është mbyllur java e tretë e garave e Lidhjës Rajonale e Prishtinës, për gjenerata të reja në futboll.

Derbi i javës u zhvillua ndërmjet Flamurtarit e Ramiz Sadikut, i luajtur në ‘Xhemail Ibish’, që pothuajse ishte i barabartë R.Sadiku triumfoi bindshëm 0-10 me U-13, ndërkohë baraz pa gola ishte gjenerata e rradhës, te U-17 Flamurtari ishte dukshëm më i mirë andaj me meritë fitoi me ‘poker’, golash 4-0.

Skuadrat e Grupit C, Kurda e Besëlidhja janë skuadrat e vetme që vazhdojnë pas tre javëve me pikë maksimale, ndërkohë në Grupin A dhe B, përkundër dominimit të favoritëve nuk ka ndonjë skuadër me nismë të tillë.

Pesë skuadra gjatë kësaj jave kanë shënuar fitore të trefishta sikurse: Liridoni, Arsenali, Feronikeli C, Kurda e Besëlidhja. Kurse për befasinë e këndshme është përkujdesur QS Prishtina që ka mposhur Fushë Kosovën 1-3 U-13 dhe 1-2 U-15.

Këto janë rezultatet dhe tabelat komplete pas javës së tretë:

 

java-3

Artikulli paraprakBefason Buffon, ja çfarë thotë për Interin
Artikulli tjetërArsenali ka gati 100 milionë euro për Griezmann!!!