Ka kaluar gjysma e stinorit vjeshtorë i garave të grupmoshave të reja e regjionit e Prishtinës në futboll.
Gjatë këtij vikendi është mbyllur java e 5-të e garave, ku janë zhvilluar disa ndeshje interensante teksa veçohen derbit lokal Kurda – Besëlidhja e Flamurtari – Arsenal.

Në derbin e Grupit B, Flamurtari dhe Arsenal, skuadrat tregun futboll pothuajse të barazpeshuar, musafirët ngadhnjyen minimalisht 0-1 me U-13, ndërkohë baraz 2-2 ishte te U-15, Flamurtari ishte bindës në U-17 me rezultat 4-0.

Derbi tjetër i madh u zhvillua në stadiumin e Ramiz Sadikut, ndërmjet Kurdës e Besëlidhjës. Skuadra nikoqire e nisi mirë takimin me U-13, pasi mposhti kundërshtarin me rezultat 3-1, ndërkohë ndeshje interesante u zhvillua në gjeneratën U-15, teksa kësaj rradhe fituese në qastet e fundi doli Besëlidhja 2-3, Kurda e mbylli ndeshjen vijuese U-17, në favor të vet me rezultat 2-0.

Ndeshje tjetër interesante e zhvilluar në Podujevë, ishte ajo ishte ajo në mes Liridonit e Prishtinës A. Llapianët vazhdojnë me rezultate pozitive madje takimin tek U-13 e fituan me goleadë 7-2, teksa pësuan humbje të lart 0-4 U-15, Liridoni vazdhoi me fitore në kategorinë vijuese, kësaj rradhe rezultati ishte i ngushtë 2-1 për vendasit.

Derbi llapian u zhvillua në Merdare, ku Llapi morri fitore të trefishtë ndaj Besianës, 2-3, 0-1, 1-2.

Gjatë kësaj jave shtatë skuadra arritën bilanc maksimal ndaj kundërshtarit. Kështu Besa Lluzhan, 2 Korriku A, Llapi, Ramiz Sadiku, Podujeva, Fushë Kosova, e Feronikeli C, arritën të marrin nga tre fitore nga po aq përballje ndaj kundërshtarëve të kësaj xhiroje.

Këto janë rezultatet dhe tabelat komplete pas javës së pestë:

java-5

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakArbër Zeneli: E vështirë të largohesha nga Suedia, por zemra e zgjodhi Kosovën
Artikulli tjetërZYRTARE: GORAN VRBANC LOJTAR I RI I KB PRISHTINA!