Derbi kryqytetas është gjithashtu për një vend në Ligën e Kampionëve në mes Romës dhe Lazios.

Në përputhje me fjalën ‘armiku i armikut bëhet mik’, me rastin e gjysmëfinales së dytë të garës kontinentalem e planifikuar të mërkurën mbrëma në stadiumin Olimpico, klubi i Claudio Lotitos, Lazio, i ka lejuar kundërshtarët e kushërinjëve “Giallorossi” të përdorin qendrën sportive Formello, përcjell Korneri.net

Kështu, Liverpool i Jurgen Klopp do të stërvitin në fushën stërvitore të Lazios në mëngjes e së martës dhe ditës së ndeshjes, kur Klopp do të ketë mbledhjen e fundit para duelit jashtëzakonisht të rëndësishëëm që vlen për finalen e madhe.
Nuk është hera e parë që kjo ndodh. Para këtij rasti ishte pikërisht Roma që kishte lejuar Juventusin të përgatitet në qendrën sportive “Trigoria”, me rastin e finales së Superkupës italiane kundër Lazios në vitin 2013, ndërsa një vit më vonë “Formello” hapi dyrtë për Manchester Cityn gjithnjë me rastin e një loje kundër kushërinjëve të Romë. /Korneri.net

Artikulli paraprakNapoli gjen zëvendësuesin e Reinas në Portugali
Artikulli tjetërEmery zyrtarizon largimin nga PSG-ja