Lorik Cana përgatit rikthimin në futboll. Ish-kapiteni i Kombëtares është shprehur i gatshëm të kthehet në sportin ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, por këtë herë jo si futbollist.

Pas aventurës së suksesshme te Olympique Marseille, nga viti 2005 deri më 2009-ën, gjakovari është shprehur i gatshëm të kthehet për të ndihmuar klubin e tij të zemrës, jashtë fushave të lojës. Gjatë një interviste për BeIN Sport, 33-vjeçari foli rreth mundësisë që ti bashkohet klubit marsejez.

“Marseille është një klub që lë shenjë në jetën e një personi dhe ku kam kaluar vite të shkëlqyera. Megjithatë nuk do të kthehem aty për të luajtur. Kam dëshirë që ti jap diçka mbrapsht një klubi që më ka dhënë shumë në karrierën time. Nevojitet personi i duhur dhe me cilësitë e duhuura për ta ndihmuar ekipin. Mund të jap kontributin tim si pjesëtar i klubit, apo edhe në stafin teknik. Do të ishte kënaqësi e madhe dhe një nder për mua”, ishin fjalët e Lorik Canës në studiot e televizionit francez.

Pasi mbylli me konsensus kontratën me Nantes në fund të sezonit të kaluar dhe pjesëmarrjes historike me Shqipërinë në finalet e Euro 2016, Loriku ende nuk e ka vendosur çfarë do të bëjë në të ardhmen. Te Olympique Marseille po përgatitet një detyrë si trajner apo rol drejtuesi për Canën. Kjo mbetet për t’u parë në muajt në vazhdim.

 

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakLazio përgatit rinovimin e Strakoshës
Artikulli tjetërVendi ku qëndron përfaqësuesja e Kosovës është fantastik