Ceremonia e “Topit të Artë” për futbollistin më të mirë të vitit pritet të pësojë ndryshime. Sipas medias zvicerane, Federata Ndërkombëtare e Futbollit dëshiron t’i japë një impuls më të madh këtij trofeu pas mbylljes së kontratës së bashkëpunimit me “France Football”.
Gjithnjë sipas medias zvicerane, ideja e FIFA-s është që kjo ngjarje çdo vit të zhvillohet në qytete të ndryshme, ndërkohë që po mendohet edhe për ndryshimin e emrit dhe formatit të saj. Mësohet se ceremonia e “Topit të Artë” që do të mbahet në janarin e vitit 201, me shumë gjasa do të zhvillohet në Londër.
Kjo për faktin se FIFA dëshiron të rrisë edhe më shumë interesin e përgjithshëm e sidomos atë të kompanive më të rëndësishme sponsorizuese të institucionit të drejtuar nga Gianni Infantino.
Bashkëpunimi mes FIFA dhe “France Football” për dorëzimin e “Topit të Artë” nisi në vitin 2010, por sipas një zëdhënësi, tashmë kjo marrëveshje mes qeverisë së futbollit botëror dhe atij zvicëran ka përfunduar.