Shkarkimi i Vincenzo Montellës nga Milan mund të nënkuptojë edhe fundin e aventurës së Nikola Kalinic te kuqezinjtë, dhe raportohet se Guangzhou Evegrande kërkon ta transferojë që në janar.

Sulmuesi u ble nga Fiorentina si lojtari i dëshiruar nga Montella dhe kushtoi 25 milion euro, por u fërshëllye nga tifozët gjatë barazimit 0-0 ndaj Torinos.

Kontributi me tre gola dy asiste në 14 ndeshje këtë sezon nuk ka impresionuar mbështetësit apo drejtuesit e klubit.

Tani që Montella është shkarkuar, “Radio Rossonera” raporton se Kalinic është vënë në merkato dhe ka interes nga Kina.

Mendohet se Milan do të kërkojë 45 milion euro për të, një shifër që është brenda mundësive financiare të kinezëve.

Artikulli paraprakKjo perlë e Rooney nuk duhet humbur [VIDEO]
Artikulli tjetërKusht në kontratën e re të Messit: Këtë lojtar nuk e dua në ekip!