Christian Bermundez, ose siç njihet ndryshe “Hobbit” për shkak të gjatësisë trupore, nuk i përmbushi pritshmëritë që skuadra kishte për të në momentin kur u bleu në merkato. Për këtë arsye klubi meksikan Jaguares de Chiapas, punësoi një hipnotizues për të “sjellë në vete” lojtarin.

Sikurse konfirmohet nga videot e publikuara nga vetë Chiapas në rrjetet sociale, shihet se si mjeshtri i terapisë së hipnozës, Guillen me vetëm një lëvizje arrin të hipnotizojë futbollistin Bermudez, i cili rikthehet i ndërgjegjshëm vetëm pas komandës së Guillen, që vetëm pak pas zgjimit të lojtarit e përsërit edhe një herë procedurën.

Në përfundim të terapisë mendore, futbollisti shfaqet krejtësisht i rigjeneruar dhe jo vetëm. Seanca e hipnozës ka rezultuar aq e suksesshme sa që futbollisti menjëherë ka shënuar një eurogol, duke kaluar barrikadën artificial, për të fituar edhe duelin me portierin.

Artikulli paraprakMesfushori i Barcelonës i hyn politikës, Turan në mbështetje të Erdogan
Artikulli tjetërKush e prishi transferimin e kroatit Srna te Barcelona!