Ansi Agolli në cilësinë e Kapitenit të Kombëtares Shqiptare dhe Xhani de Biazi si trajner i kuqezinjve, ishin dy njerëzit që përfaqësuan Shqipërinë në votimin e “Lojtarit më të mirë të FIFA-s”. Pak orë pas zbrardhjes së rezultateve, u pulikuan edhe listat me preferencat e përfaqësuesve të të gjitha vendeve anëtare në organizatë dhe padyshim që vëmendja e shqiptarëve shkon fillimisht tek dy përfaqësuesit e kombëtares Kuqezi.

Xhani de Biazi e ka dhënë preferencën e parë për portierin italian, Gianluigi Buffon, ndërsa 3 pikë i çoi në adresë të Cristiano Ronaldos. Vendi i tretë në podiumin e De Biazit shkoi për Lionel Messin, i cili përfitoi vetëm 1 pikë nga drejtuesi i stolit të Shqipërisë. Ndryshon disi vendimi i kapitenit Ansi Agolli, vota e parë e të cilit me 5 pikë shkoi për Cristiano Ronaldon që pasohet nga Lionel Messi dhe Antoine Griezmann. Një zgjedhje që reflektohet edhe në klasifikimin përfundimtar të FIFA-s pasi portugezi u shpall fitues, i ndjekur nga argjentinasi dhe francezi.

Interesant është edhe votimi i Cristiano Ronaldos që nuk zgjodhi asnjë lojtar të Barcelonës, ndërsa në vend të parë preferoi Gareth Bale. Në krahun tjetër, Messi e ndërtoi podiumin e tij me treshen e Barcelonës, Luis Suarez, Neymar, Andres Iniesta. Ndërkohë, Manuel Neuer zgjodhi treshen Kroos-Oezil-Levandowski, ndërsa Sergio Ramos surprizoi me votimin e tij ku Lionel Messi figuron si zgjedhje e dytë. 14 trajnerë nga lista e gjatë nuk kanë zgjedhur në preferencat e tyre të para asnjë nga finalistët. Njëri prej tyre është edhe Joachim Low që ka preferuar ta shpërndajë votën mes Kroos, Oezil dhe Muller. E veçantë edhe zgjedhja e trajnerit të Kilit, Juan Antonio Pizzi, i cili zgjodhi në vend të parë lojtarin e kombëtares së tij, Alexis Sanchez, ndërsa dy vendet e tjera i ka lënë bosh./G.SH/.

Artikulli paraprakZyrtare: Milan dhe Cagliari shkëmbejnë portierët
Artikulli tjetërAguero “shokon” botën e futbollit: Nuk e dija se kush ishte Leo Messi …