Futbollisti i Valencias, Gabriel Paulista, qau para kamerës pas humbjes të Shtunën 3-0 nga Getafe.

“Është e vështirë të thuash që një klub i madh si Valencia është në këtë gjendje. Ne duhet të vazhdojmë tutje. Ka akoma shumë ndeshje përpara nesh, ne duhet të përmirësohemi dhe ta rikthejmë Valencian atje ku i takon,” tha Gabriel, duke derdhur lot ndërsa vështronte bosh token, përcjell Korneri.net

Valencia është detyruar të shesë një numër lojtarësh të rëndësishëm (Ferran Torres, Dani Parejo, Rodrigo Moreno, Francis Coquelin) për shkak të problemeve financiare të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit dhe kjo mund të shihet në rezultatet e tyre.

Ata aktualisht janë të 14-të me vetëm pesë pikë më shumë se zona e rënies, kurse ata luajtën në Champions League vitin e kaluar. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here