Manchester United ka njoftuar se Scott McTominay ka vazhduar kontratën edhe zyrtarisht.
Mesfushori skocez, 23 vjeçar, ka nënshkruar një marrëveshje te re që e lidh atë në Old Trafford deri në vitin 2025, me një mundësi për ta zgjatur kontratën edhe për një sezon shtesë, përcjell korneri.net

Lojtari i akadameisë së klubit, McTominay bëri debutimin e tij në Premier League në maj 2017. Ai është angazhuar rregullisht këtë sezon, duke mbledhur 21 paraqitje në ligë dhe duke shënuar 4 gola. Kjo kontratë e tij vjen pas paraqitjeve të mira përkundër moshës së re, prandaj trajneri Solskjaer dhe kryesia e klubit besojnë në rritjen e tij edhe më të madhe si lojtar në vitet në vazhdim. /Korneri.net