Ka mbetur disi në harresë çështja e mbrojtësit Bajram Jashnica të Skënderbeut, i cili rezultoi pozitiv ne testet antidoping pas ndeshjes së Europa League me Young Boysin. Ende nuk ka një vendim zyrtar për masën e pezullimit për këtë futbollist, por shpresat janë për të mos pasur një dënim të gjatë.
Një rast analog është ai i brazilianit të Cagliarit, Joao Pedro, i cili rezultoi pozitiv me doping dhe është dënuar vetëm 6 muaj. Për këtë lojtar ishte kërkuar një dënim deri në 4 vjet, por pas mbrojtjes nga klubi është bërë e mundur që të ketë një dënim vetëm prej 6 muajsh, kushti që Joao Pedro do të jetë në fushë në shtator.
Edhe klubi korçar ka përgatitur mbrojtjen për Jashanicën dhe shanset janë për një dënim jo të gjatë. Mjekët e Skënderbeut nuk deklaruan para ndeshjes substancën që Jashanica kishte përdorur për shkak të një alergjie, por e bënë këtë gjë pas ndeshjes. Ky ishte gabimi, ndërkohë që substanca e ndaluar është marrë në formë injeksioni.
Duke qenë se për lojtarin dhe ekipin nuk ka njëprecedent në këtë drejtim, pritet një dënim i zbutur dhe jo dy vjet, sa është thënë më parë.