Lojtari i skuadrës angleze Nottingham Forest, Lyle Taylor, ka marrë shumë kritika pasi nuk ka pranuar të gjunjëzohet para ndeshjes kampionale në Angli në mbështetje të zezakëve në luftën kundër pabarazisë racore.

Që nga protestat e mëdha në SH.B.A. vitin e kaluar për brutalitetin e policisë ndaj afro-amerikanëve, lojtarët e klubeve angleze janë gjunjëzuar para çdo ndeshje. Ky gjest u bë një simbol i luftës kundër brutalitetit të policisë, përcjell Korneri.net

“Unë absolutisht mbështes gjithçka që po përpiqet të ndryshojë, por nuk e mbështes çështjen Black Lives Matters (jeta e zezë vlen) si një institucion dhe organizatë. Unë kërkoj nga të gjithë të hetojnë se çfarë po bën Black Lives Matters. Është skandaloze që mediat botërore dhe bota në përgjithësi qëndronin pas asaj organizate, i gjithë BLM është skandaloz. Mesazhi është i mirë, sepse jetët e zezakëve ia vlen vërtet, natyrisht brutaliteti i policisë ndaj zezakëve nuk është i mirë “, tha Taylor, duke vazhduar më hollësisht për arsyet e tij për të mos gjunjëzuar para lojërave.

“Mesazhi i gjunjëzimit është bërë i paqartë, nuk e kuptoj se çfarë mund të ndryshojë. Nuk ishte e qartë tre muaj më parë cilat janë përfitimet e gjunjëzimit. Çdo javë shoh një lojtar që sulmohet në mënyrë raciste. Rrjetet sociale? Ne duhet të merremi me zgjidhjen e problemeve të tilla sepse përndryshe ne do të përfundojmë në një shoqëri të çrregullt, “tha Taylor, siç raportohet nga SportBible. /Korneri.net

Artikulli paraprakAmir Rrahmani shkruan një mesazh pas “gafës” që bëri në Dacia Arena
Artikulli tjetërSpliti shënoi fitoren më të thellë në histori, Prishtina ka qenë njëra prej “viktimave”