Tifozët e skuadrës polake Legia Warsaw, njihet si huliganët më të mëdhenjë në Evropë, sepse këtë e kanë dëshmuar disa herë edhe në të kaluarën, por edhe edicion garash në Ligën e Kampionëve, e sidomos në ndeshjen e kaluar kur Real Madridi ishte vendas dhe priti tifozët polak në Santiago Bernabeu.

Tollovitë e mëdha nëpër rrugën e Madridit, përleshjet me policë, thyerja e lokaleve afër stadiumit, ishin vetëm disa nga skenat e pahijshme të atyre që nuk meritojnë të jenë në shkallët e stadiumeve evropiane, ndërsa në Dortmund, tifozët e kësaj skuadre pas huliganizmit në qytetin gjerman është dënuar nga UEFA, andaj ndeshja Legia Warsaw – Real Madrid që zhvillohet sonte do të jetë pa shikues.

Por, edhe kështu lojtarët e Realit e kanë një dozë frike, edhe pse ajo ishte shumë më e madhe në momentin kur ata iu afruan hotelit pasi menduan se autobusin e tyre do t’ia sulmojnë huliganët.

Për fat të mirë, numri i madh i policisë vendase nuk ka lejuar gjëra të tilla.

Ndeshja nga Warsaw për Real Madridin do të jetë e treta në histori të klubit me dyer të mbyllura. Ata në stadiumin bosh luajtën në vitin 1987 kundër Napolit, dhe në vitin 2004 kundër Romës në Olimpico.

 

Artikulli paraprakDeco: Ronaldinho na tha që të shkojmë në mesfushë ta persim!!!
Artikulli tjetër“Idiot, eja këtu”, Messi kërkonte nëpër zhveshtore lojtarin e Man City