Kanë mjaftuar 12 minuta kundër Pescaras dhe Sevilla (nga 6 minuta), që 16-vjeçari Moise Kean, të bëhet futbollisti më i ri në histori të kampionatit italian që ka debutuar në elitë.

Anëtari i Juventusit shihet si një futbollist me të ardhme të madhe, një talent i rrallë që do t’i mahnitë të gjithë, por ai ka një histori shumë interesante të cilën e ka treguar vëllau i tij Giovanni Kean për mediat italiane e që menjëherë ka bërë “boom” në rrjetet sociale.

“Moise është lojtar i Juventusit, por tifoz i flaktë i Milanos. Po, ëshë shumë e vërtetë se ai nfa fëmijëria ka qenë tifoz i rosonerëve, ndërsa idhulli i tij ka qenë Mario Balotelli. Është rritur duke i shikuar ndeshjet e Milanos, por sot luan diku tjetër” tha Giovanni.

 

 

Artikulli paraprakBacca nuk luan ndaj Empolit
Artikulli tjetërSkuadra e vogël ruse “shokon” gjigantin evropian