Të shikosh një ndeshje si kjo West Ham-Man.United është humbja më e madhe e kohës.

Nuk është çudi që skuadrat të cilat drejtohen nga Jose Mourinho të mos jenë atraktive, mirëpo përballja në Londër e cila e mbylli xhiron e parafundit në Premier League, ishte larg më e dobëta dhe më të mërzitshmja e mundshme, shkruan Korneri.net

Një shtyllë në ndeshje të cilën e qëlloi mbrojtësi i United, Luke Shaw, ishte krejt çfarë duhet përmendur në këtë ndeshje, e cila ishte me shumë gabime në pasime, pa ide të qarta kurse krejt në fund u bë interesant vetëm në momentin kur lojtarët nisën të përleshen me vete me iniciatorin Paul Pogba dhe Mark Noble. /Korneri.net

Artikulli paraprakOrsato lihet sërish jashtë, e dërgojnë në Katar
Artikulli tjetërE vazhdoi kontratën