Ishte i jashtëzakonshëm në duelin e xhiros së kaluar ndaj Sassuolos duke shënuar edhe një gol fantastik.
Fjala është për supertalentin e Milanit, Manuel Locatelli, i cili pritet të nisë nga fillimi ndeshjen e radhës ndaj Chievos.
Sipas mediave italiane, Locatelli pritet ta shfrytëzojë lëndimin e Montolivos, duke fituar edhe një vend prej titullari në radhët e Milanit.