Realit të Madridit nuk arrin të “hakmarret” ndaj Atleticos së Madridit. Për humbjen në fazën e parë dhe atë në Kupën e Mbretit.

Derbi i kryeqytetit u mbyll në barazim 1-1. 58 pikë për “Los Blancos”, katër më shumë se Girona, rival të cilin skuadra e Carlo Ancelottit e pret në Bernabeu të shtunën e ardhshme (10 shkurt).

Colchoneros, të cilët siguruan një pikë me vlera në shtesë, mbajnë vendin e katërt me 48 pikë. Brahim Diaz kaloi vendasit në avantazh në minutën e 20’.

Djemtë e Diego Simeones arritën të barazonin në minutat e para të pjesës së dytë, por goli i Savic u anulua për pozicion të parregullt të Niguez.

Vendasit pretenduan në tri raste për penallti në pjesën e dytë, ndërkohë që Brahim Diaz (70’) humbi një shans të artë për të gjetur golin e dytë personal në derbin e kryeqytetit.

Në sekondat e fundit erdhi edhe goli i Llorentes, i cili “fluturoi” në zonën kundërshtare dhe befasoi mbrojtjen dhe portierin e Realit.

Artikulli paraprakWojciech Szczęsny e shpëtoi Juven nga disfata e thellë, Inter drejt titullit
Artikulli tjetërAllegri e pranon: Interi ishte dhe mbetet favorit, të mos harrojmë Milanin