Llapi dhe Trepça e kanë mbyllur në barazim ndeshjen e sotme të vlefshme për xhiron e 18-të në Vala Superligë, shkruan “Korneri.net”.
Pa marrë parasysh barazimin, Llapi i Tahir Batatinës do të dimërojë si kampion, kurse Trepça ’89 do sërish mbetet nga ato skuadra që në pranverë do të tentojë ta mbrojë titullin e kampionit.

Duhet theksuar se në këtë ndeshje, rastet më të mira për shënim i patën Edon Zeqiri për Llapin në pjesën e parë kur goditi shtyllën dhe Rron Broja për Trepçën ’89 kur rrezikoi pas një goditje me kokë në fund të ndeshjes./Korneri.net.

Artikulli paraprakE pabesueshme/ Portieri i Beneventos i shënoi golin e vitit Donnarummas [VIDEO]
Artikulli tjetërVëllaznimi shënoi fitore në Pejë