Po flet, por fjalët e tij po dalin, trajneri Tahir Batatina i cili me skuadrën e tij Llapi ka siguruar finalen e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, në kuadër të Vala Superligës shënoi fitore në Obilic ndaj Prishtinës ,e rezultat 1:2, dhe në këtë mënyrë hyri seriozisht në valle për pozitën e dytë, sepse tash llapjanët kanë 59 pikë, një më pak se Prishtina dhe dy më pak se Feronikeli.
Pjesa e parë ishte e qetë dhe e kujdesshme në të dyja anët, por e dyta shpërtheu.
Fillimisht Basid Khalid e kaloi Prishtinën në epërsi pasi u shërbye për mrekulli nga Mankenda Gauthier, por llapjanët ishin të vendosur për fitore dhe arritën të rikthehen fuqishëm në lojë.
Lojtari i ndeshjes ishte Mirlind Daku i cili fillimisht e nxori penalltinë nga e cila rezultatin e barazoi ish-sulumuesi i Prishtinës Berat Hyseni, kurse Daku shënoi golin e dytë dhe të triumfit të madh për Llapin. /Korneri.net

Artikulli paraprakFerizaj mposhti Trepçën dhe tash e kalon Dritën në tabelë
Artikulli tjetërNdërprehet ndeshja për momentin në Prizren, ka te lenduar