Kampioni vjeshtor në Vala Superligë, Llapi po i vazhdon përgatitjet në Antalya të Turqisë, dhe pjesë të dytë të përgatitjeve para se ta nis pjesën pranverore në elitën e futbollit kosovar.
Llapjanët janë shumë të kënaqur me ecurinë e përgatitjeve me ç’rast edhe sapo kanë lëshuar një shkrum në faqën e tyre zyrtare, përcjell Korneri.net

“Dita e dytë në Turqi, skuadra po vazhdon me përgaditje

Antali, 30 janar, 2018 – Skuadra e Llapit ka vazhduar ciklin e rregullt të stërvitjeve të mëngjesit, të cilat po mbahen nën ndikimin e rrezeve të diellit në Antali.

Forma e skuadrës është maksimalisht e mirë, ndërsa ditët e ardhshme do të zhvillohen edhe miqësoret sipas datave të planifikuara.”

Artikulli paraprakMiqësorja e fundit e Vushtrrisë: Sonte në ora 18:30 luan ndaj kësaj skuadre shqiptare
Artikulli tjetërTransferimi befasues në NBA