Skuadra e Llapit ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në kuadër tës javës e 12-të, në udhëtim te Drenica në “Bajram Aliu”, me rezultat 1-2.

Llapit i’u deshën 10 minuta lojë të kaloj në epërsi me golin e Egzon Sinanit me kokë pas harkimit fantastik nga Mentor Zhdrella. Kjo nuk ishte e tëra nga musafirët që brenda pjesës së parë gjetën edhe njëherë rrugën e golit me Mirlind Dakun i cili realizoi një super gol duke paraboluar Nezirin për 0-2.

Drenica u mundua të rikthehet në lojë sidomos gjatë fraksionit të dytë të ndeshjës, por përveç golit të nderit të shënuar nga Genc Hamitit, nuk arriti diçka më tepër ndaj Llapit, që rikthehet sërish në krye të Vala Superligës.

Llapi në pozitën e parë tani ka 23 pikë, kurse Drenica mbetet në pozitën e tetë me 14 pikë.

Artikulli paraprakAs Gani Sejdiu nuk e bën Trepçën ’89 me “fytyrë” kampioni
Artikulli tjetërPrishtina nuk i revanshohet Dritës, pa gola në Gjilan