Fitore e merituar, por aspak e lehtë e Llapit ndaj Arbërisë.

Skuadra e Tahir Batatinës shënoi edhe fitoren e tretë me radhë, dhe tash i afrohet Drenicës në vetëm një pikë, kështu që shumë shpejt me këtë ritëm llapjanët do të largohen për herë të parë nga zona e kuqe, pasi si asnjëherë në dy dekadat e fundit, Llapi nuk ka startuer më keq në elitë, shkruan Korneri.net

Llapi shënoi fitore në udhëtim te Arbëria me rezultat 1-2, që mjaftoi për t’i marr edhe tri pikë të vlefshme, ndërsa merita për këtë sukses patën, Elvis Prençi dhe Kastriot Selmani me golat e realizuar. Golin e vetëm për Arbërinë e shënoi Labiot Ibrahimi, por kur Çlirim Avdulli u ndëshkua me karton të kuq 12 minuta para fundit, vendasit e patën të vështirë ta barazojnë rezultatin me 10 futbollistë.

Me këtë humbje Arbëri mbetet me 20 pikë pas 17 xhiros duke regjistruar disfatën e nëntë, por ajo që është shqetësuese për skuadrën e Arbnor Morinës është se ka vetën tri pikë më shumë se Llapi. /Korneri.net

Artikulli paraprakFast Systems For unemployed professors reviewingwriting – What’s Required
Artikulli tjetërBallkani mposhti Trepçën’89, e ndjek Dritën