Tahir Batatina nuk e mabjti fjalën e dhënë. Ai kishte deklaruar para ndeshjes se Ferizaj nuk ka gjasa të nxjerr pikë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, por mysafirët që nuk dinë për humbje në pranverë ia doli të merr pikë pas barazimit pa gola.
Kjo ndeshje e vërtetoi faktin se Llapi nuk ka kapacitet për titull të kampionit, kurse Ferizaj po paralajmëron se mund t’i bëjë ballë çdo skuadre në pjesën e dytë të kampionatit dhe se largimi nga barazhimi është shumë i mundshëm.
Nga ana tjetër Gjilani fitoi në udhëtim te Hajvalia me rezultat 1:2, me golat që i shënuan Berat Ahmeti dhe Egzon Hyseni.