Të shtunën më 1 korrik nga ora 17.00 skuadra e Llapit do filloj përgaditjet për sezonin e ri.
para pak orësh është bërë publike data e fillimit të përgaditjeve të Llapit për sezonin e ri të Superligës së Kosovës në futboll. Nga ora 17.00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës do bëhet tubimi i parë me futbollistët dhe shtabin teknik ku do prezentohen para kryesisë, transferet e reja dhe pjesa e mbetur e ekipit që do jenë pjesë e klubit për sezonin e ardhshëm.
Pa dyshim përforcime do të ketë ende sepse trajneri Tahir Batatina kërkon suksese në edicionin e ardhshëm pasi dihet që ishte shumë afër Evropës, por e humbi finalen e Digitalb Kupës pas penalltive përballë Besës. /Korneri.net