Llapi sipas parashikimeve shënoi fitore të lehtë ndaj Hajvalisë me rezultat 3:1, dhe në këtë mënyrë shpallet nënkampion vjeshtor tashmë me 36 pikë të mbledhura, një më shumës e Prishtina dhe vetëm tri pikë më pak se Trepça 89.

Llapjanët ishin favorit apsolut përballë skuadrës nga paralagjja e Prishtinës, dhe shumë lehtë erdhën edhe te golat e relaizuan nga Florim Bërbatovci, Edon Zeqiri dhe Berat Hyseni, ndërsa Hajvalia shënoi krejt në fund të ndeshjes për rezultatin final.

Llapoi e ka marr shumë seriozosht këtë edicion, dhe do të dimëroj e qetë, por me mendje për pjesën pranverore, pasi ka skuadër, ka potencial për të shkuar deri në fund dhe eventualisht me ndonjë përforcim gjatë dimrit, synimet e Tahir Batatinës mund të realizohen.

Artikulli paraprakDrita më e mirë, Besa barazoi në Gjilan
Artikulli tjetërJu kujtohet Adel Taarabt? Ish-rossoneri në janar rikthehet në Serie A?