Të enjten skuadra udhëton drejt Durrësit për t’i mbushur bateritë për fillimin e edicionit
Skuadra e Llapit më 3 shtator do të lëviz për Shqipëri dhe do të akomodohet në kompleksin dhe hotelin më të mirë sportiv në Durrës, pra në Tropikal Resort, ku atu do të zhvillohet faza finale përgaditore.
Poashtu në këtë kompleks, skuadra do të zhvilloj edhe disa ndeshje kontrolluese me skuadrat e Kategorisë Superiore, ku është aranzhuar menjëherë ndeshja e parë ndaj Skënderbeut, kurse gjatë ditëve në vijim skuadra do të aranzhoj edhe disa ndeshje tjera.

Presidenti i klubit, Beqir Batatina e falenderon Presidentin e KF Skënderbeut, Ardian Takaj që edhe pse në Tropikal ishte e akomoduar Kombëtarja Shqiptare dhe Skënderbeu, bëri të pamundurën që KF Llapit t’i mundësohet faza përgaditore në njërin prej vendeve ku i plotëson të gjitha kushtet për të kryer fazën përgaditore.
Duke ditur synimet e skuadrës këtë edicion, Kryesia e klubit po iu qëndron prapa shtabit teknik dhe futbollistëve me çdo gjë duke u plotësuar të gjitha kërkesat që KF Llapi të jetë i gatshëm për fillimin e kampionatit dhe pretendent për pozitat e para në tabelë.