Nuk ka fitore në Klinë.
Dukagjini dhe Llapi i ndanë pikët duke luajtur 0-0, por ndoshta edhe ishte rezultat real, sepse nuk është se bën shumë të dyja skuadrat për të marr maksimumin, shkruan Korneri.net
Ndoshta, në disa moment të lojën të përzgjedhurit e Armend Dallkut ishin më të mirë dhe ishin diçka më kërkues, mirëpo sapo i afroheshin golit, nuk ishins a duhet të qetë dhe të saktë, kurse nga Llapi u prit më shumë se kaq.

Me këtë barazim Llapi sikur po tregon se nuk ka forcë të shkoj deri në fund dhe të synoj titullin, kurse Dukagjini po del të jetë skuadër që prish shumë punë.
Pas këtij barazimi Llapi shkoi në kuotën e 20 pikëve, 7 më shumë se Dukagjini. /Korneri.net