Prishtina është ndalur nga LLapi në derbin kryesorë të javës e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajzati”. Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 për ta larguar akoma më tepër Prishtinën në luftë për titull kampion.

Skuadra e Dallkut e cila deri tani ishte në një formë të jashtëzakonshme e nisi mirë takimin kur në pushim shkoi me epërsi me golin e Ahmet Januzit.

Festën e prishtinasëve e prishi Mentor Zhdrella i cili barazoi rezultatin brenda pjesës së dytë për t’ia vështirësuar punët “Bardhekaltërve”, në vazhdim në rrugë për titull.

Tani skuadra më e trofeshme në vend pas këtij barazimi mbanë vendin e dytë ne 51 pikë, 4 më pak se Drita që kryeson në tabelë.

Artikulli paraprakRoot Aspects Of paperhelp – The Options
Artikulli tjetërFeronikeli humbi dy pikë të vlefshme, Drenica më afër të shpëtoj