Skuadra e Llapit nëse nuk ia doli ta fitonte titullin e kampionit në Vala Superligë, përkundër dëshirës së madhe dhe fjalëve që i dha trajneri Tahir Batatina, megjithatë mossuksesin e skuadrës se parë e zëvendësuan gjeneratat zingjirë të Llapit, shkruan Korneri.net
Llapi në moshën U15, shpallet kampion, derisa me U13 nënkampion dhe pjesmarrja në play-off.
Ja se çfrë ka shkruar faqja zyrtare e Llapit rreth këtyre sukseseve.
“Se në Akademinë e Llapit është duke u bërë punë profesionale, më së miri tregon fakti se nga tre kategoritë e Akademisë, dy sigurojnë Playoffin, për të garuar tutje për titullin e kampionit të Kosovës.
U13 “A” me trajner Meriton Mehmeti u shpallën nënkampion në këtë grupmoshë, ndërsa tani garojnë në nivel Kosove përmes Playoffit.
U15 “A” me trajner Mehmet Agushi u shpallën kampion në këtë grupmoshë, duke pasur 15 fitore, 2 barazime e vetëm njē humbje, duke siguruar playoffin si më të mirët e kësaj grupmoshe.
Akademia e Llapit ka qenë gjithnjë fole e talentëve, por nga puna profesionale tashmë priten edhe trofe për të treguar se klubi po punon maksimalisht për të ardhmen e tyre.” /Korneri.net