Llapi ka shkëlqyr ndaj Drenicës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës e Kosovës në futboll. Llapianët në shtëpi ishin të pandalshëm duke i përcjellur drenicakët me poker gollash nga “Zahir Pajaziti”.

Florin Berbatovci realizoi dy herë, derisa në listën e golashënuese u regjistruan edhe Berat Ahmeti, e kapiteni Hamdi Namani që vulosën fatin e takimit sot.

Llapi do të kërkojë plasimin në garat evropiane në ndeshjën e sezonit ndaj Besës së Pejës, kur do të kuptohet fituesi i “Digitalb Kupës”, për edicionin 2016-17.

Artikulli paraprakBesa demoloi Trepçën, kaloi leht në finale
Artikulli tjetërRikthehet fuqishëm futbollisti kryesor i Besës