Para pak minutash skuadra e Llapit, ka lëshuar një komunikatë rreth udhëtimit të tyre në Antalya të Turqisë dhe miqësoret që do t’i luaj atje gjatë ditëve të ardhshme.
Këtë komunikatë mund ta lexoni si më poshtë:
Ju njoftojmë se KF Llapi ka mbërritur në Antali të Turqisë për fazën finale të përgaditjeve për stinorin e ri të garave të Superligës.
Njëherit ju njoftojmë se klubi do filloj menjëherë me zhvillimin e miqësoreve të aranzhuara gjatë periudhës së qëndrimit në Antalia:
29.01.2018
FC Dinamo St. Petersburg(Rusia) – KF Llapi
02.02.2018
FC Suduva(Lituani) – KF Llapi
04.02.2018
FC Hermannstadt(Rumani) – KF Llapi
07.02.2018
FC Septemvri(Bullgari) – KF Llapi
Ndërsa për të gjitha informatat shtesë rreth qëndrimit në Turqi dhe zhvillimeve në klub mund të njoftoheni në faqen zyrtare të klubit K.F. Llapi
Zyra për Informim dhe Media e KF Llapit