Llapi ka realizuar fitore në shtëpi ndaj Dritës e cila duket se sërish do të përjetoj barazhin këtë edicion. Llapianët në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”, nuk e patën të vështirë të shënojnë fitore me rezultat 2-0.
Skuadra e Batatinës e kreu punën gjatë pjesës së parë, pasi realizoi dy herë me anë të talentit gjilanas Mirlind Daku.
Pas kësaj fitore Llapi mbetet në pozitëne katërt me 43 pikë, kurse Drita qysh moti është gozhduar në vendin e dhjetë me 21 pikë.