Në kuadër të javës së 21-të, Llapi nesër udhëton drejt Prishtinës, për të dueluar ndaj Flamurtarit. Skuadra e Tahir Batatinës, pas dy humbjeve rradhazi kërkon ti rikthehet fitoreve në Superligë, shkruan Korneri.net.

Por, ky mision nuk do të jetë aspak i lehtë për Llapin, që kësaj ndeshje pritet t’ia fillojë i hedikepuar pa disa lojtarë kryesorë. Burime të Korneri.net mësojnë se Batatina, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit kryesorë Mirlind Daku, i cili ka pësuar lëndim gjatë ndeshjës me Dritën. Mirëpo këtu nuk pritet të përfundoi gjithçka e keqe, pasi sipas burimeve tona sulmuesi tjetër i kësaj skuadre Florim Berbatovci, po vuan nga një lëndim dhe paraqitja e tij në fushë është në pikëpytje, ashtu sikurse ajo e mesfushorit Egzon Shabani.

Artikulli paraprakE thotë Magani: Futbollistët folën me Shkëmbin pas ndeshjës, ky pritet të jetë vendimi i tij
Artikulli tjetërTrajneri i portierëve të Kombëtares bën krahasimin mes Berishës dhe Strakoshës