Pas fitorës së fundit të arritur nga Besa në Pejë, adhuruesit e Trepçës filluan të ëndërrojnë të paktën barazhin. Por, se Trepçën e shpëton vetëm ndonjë befasi e madhe tregoi fitorja bindëse e Llapit 1-3 në “Adem Jashari”, që tani i’a vëshbtirëson tej mase punët skuadrës së Fidaim Haxhiut.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabart 1-1. Fillimisht Festim Krasniqi, nga penalltia dërgoi Llapin në eprësi, derisa veterani Enis Zabergja, barazoi gjithçka.

Epërsinë e skuadrës së Batatinës, e riktheu rezervisti Fillonit Shaqiri, teksa për rezultatin final Treça 1-3 Llapi, shënoi super talenti gjilanas Mirlind Daku.

Llapi aktualisht pozicionhet i katërti me 46 pikë, kurse Trepça mbetet e parafundit me 16 sosh.

Artikulli paraprakFeronikeli në stilin e kampionit deklasoi Ferizajn
Artikulli tjetërBesa bën detyrat ndaj Hajvalisë