Fushë Kosova-Llapi u përballën këtë të dielë për javën e tretë të Superligës së Kosovës.

Mysafirët fituan me përmbysje me rezultatin 1-2, duke marrë kështu triumfin e dytë të sezonit. Ishte Fushë Kosova ajo që zhbllokoi sfidën, me Krasniqin në minutën e 28’, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me avantazhin e vendasve.

Llapi reagoi në fraksionin e dytë, me Blakqori në minutën e 49’ që barazoi për miqtë, ndërsa Hyseni përmbysi rezultatin në minutën e 76’. Pas javës së dytë, Fushë Kosova renditet në vend të fundit me zero pikë, teksa Llapi në vend të katërt me gjashtë pikë.

Ndërsa Dukagjini-Liria ndanë pikët këtë javë, në përballjen që u mbyll me porta të paprekura. Pas këtij takimi Dukagjini renditet në vend të nëntë me një pikë, ndërsa Liria në vend të shtatë me dy pikë.

Artikulli paraprakMan.City me mjaftë vështirësi fitoi te Sheffield
Artikulli tjetërKane i pandalshëm, Bayern po ecën furrishëm