Llapi ka shënuar fitore ndaj Prishtinës 2-3.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës ishte e mirë, me raste dhe gola, por me Llapin që ma mundur ta festonte qysh sot kalimin në finalen e madhe, sikur të përqëndroheshin më shumë në mbrojtje, shkruan Korneri.net

Skuadra e Tahir Batatinës kishte tre gola epërsi, por nuk ia doli ga menaxhonte mirë duelin, dhe në fund e pret ndeshjen e kthimit me epërsi minimale.

Dy golat e parë për Llapin inshënoi Ahmet Januzi, kurse të tretin Kushtrim Shabani. Megjithatë, Prishtina u kthye në lojë dhe shpreson për finale pas golave të shënuar nga Albin Prapashtica dhe Mërgim Pevqeli.

Ndeshja e kthimit në Podujevë pritet të jetë edhe më e zjarrtë dhe me gola. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here