Llapi shënoi fitore në shtëpi ndaj Drenicës me rezultat 4:1, por nuk ka mundur të bëjë më shumë se pozitën e tretë në Vala Superligë kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund pasi Prishtina shënoi fitore ndaj Trepçës ’89 për ta mbajtur epërsinë prej katër pikëve, shkruan Korneri.net.
Golat e llapjanëve i shënuan Hamdi Namani dy herë, Florim Bërbatovci dhe Edon Zeqiri kurse për barazimin momental e kishte shënuar Kreshnik Uka pas asistimit të Kreshnik Lushtakut. Ju kujtojmë se Drenica luajti me një futbollist më pak pas kartonit të dy të verdhë të Artan Haxhijajt. /Korneri.net

Artikulli paraprakPrishtina edhe zyrtarisht nënkampion i Kosovës pas fitores ndaj kampionëve
Artikulli tjetërDrita fitoi derbin lokal ndaj Gjilanit, por barazhi është i sigurtë